E rëndë, konsumoi shumë pije energjike, humb jetën 13 vjeçari

0
207

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zagreb, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën pas konsumimit të tepërt të pijeve energjike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i mituri fillimisht u rrëzua, teksa po vraponte rreth një ndërtese në lagjen e tij, në kryeqytetin kroat.

Pas kësaj, ai u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Ultrazëri që i ishte bërë, tregoi për një miokardiopati të panjohur dhe dëmtim të muskujve të zemrës.

Dëshmitarët kanë thënë se 13 vjeçari, para se të rrëzohej, kishte pirë shumë pije enegjike, gjatë një ndeje me shokë.

Ngjarja e hidhur ndodhi ditë më parë.

“Dozat e tepërta të këtyre substancave (pijeve energjike) mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, ka thënë Filip Rubiç, pediatër. /abcnews.al