Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Treviso, Itali ku një grua e moshuar është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj. Sipas informacioneve nga mediat italiane, 87-vjeçarja është gjetur e masakruar me thikë me plagë të thella në fytin e saj.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa ka qenë djali i saj që ka marrë në telefon policinë. Ai po merret në pyetje ndërsa nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një krim brenda familjes.