E rëndë në Alpet Franceze, ortekët i marrin jetën pesë skiatorëve

0
2

Një ortek në Alpet Franceze i ka marrë jetën katër skiatorë norvegjezë, të cilët u rrëmbyen nga dëbora dhe akulli jashtë pistes në rajonin juglindor Savoie.

Gjithashtu të mërkurën, një ortek pranë Chamonix, në rajonin Haute-Savoie, vrau një skiator zviceran, sipas zyrës së prokurorit publik në Bonneville.

Viktimat norvegjeze ishin pjesë e një grupi prej shtatë skiatorësh të kapur nga orteku në Val-Cenis, në kufirin me Italinë.

Tre u vranë në vend ndërsa një grua vdiq pasi u dërgua në spitalin në Grenoble me një arrest kardio-respirator dhe hipotermi të rëndë, kurse tre të tjerët nuk kishin marrë plagë të rënda.

“Ishte një ortek me përmasa të mëdha që u shkaktua jashtë zonës së skive”, shtoi kryetari i bashkisë së Val-Cenis, Jacques Arnoux, shkruan Guardian.

 

Top Channel