Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Berat, në lagjen “Kushtrimi”, ku një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati teksa punonte.
Bëhet me dije se një 66-vjeçar, punonjës i firmës, është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë në këtë kantier ndërtimi.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.