E rëndë në Bulqizë, tre minatorë pësojnë aksident dhe dërgohen me urgjencë në Tiranë (EMRAT)

0
172

Në minierën e Bulqizës ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e tre minatorëve.

Në nivelin e 17-të të minierës dyshohet se ka ndodhur një shpërthim gazi, i cili ka plagosur minatorët Rrahim Karajn, Asllan Çakallin dhe Trifon Snallën.

Nga aksidenti ata kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë dhe janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Deri tani në lidhje me rastin nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë vendore Dibër, dhe as nga drejtuesit e kompanisë ku ka ndodhur incidenti.