Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, konketisht në zonën “Don Bosko”, ku një grua 84 vjeçe me inicialet D.L ka rënë ka kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se 84 vjeçarja është vetëhedhur. Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet dhe hetimet e nevojshme.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.