Një grua tentoi ti vërë flakën vetes në sheshin kryesor të Durrësit mëngjesin e kësaj të hëne.
Burimet konfirmuan se Fatime Gashi, 60 vjeçe, e ndërmori aktin ekstrem si shenjë proteste, për gjendjen e vështirë ekonomike që jeton dhe pamundësinë sipas saj për të blerë edhe ilaçet.
Gruaja kishte një shishe me benzinë me të cilën tentoi ti vërë flakën vetes, por u parandalua në kohë.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e një efektivi policie që ka shmangur përshkallëzimin e situatës.
Ora news