E rëndë në Durrës, qytetarët gjejnë trupin e pajetë të një gruaje, dyshohet se…

0
215

Gjendet në plazhin e Durrësit trupi i pajete i një gruaje ende te paidentifikuar. Trupi i pajetë është pikasur nga kalimtare të rastit në zonën e sektorit Iliria. Trupi saj është dërguar në morgun e spitalit të Durresit për autopsi.

Policia ka nisur punën për të identifikuar gruan dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Sipas policise, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e pajetë mesditen e sotme.

Njoftimi i policise:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.