E rëndë në Elbasan! Vajza e re pret damarët

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

H. B., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka prerë dru në mënyrë të kundërligjshme, në fshatin Stërblevë;

A. B., 32 vjeç dhe F. B., 31 vjeç, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Gavadec, kanë prerë dru në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

A. A., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta një 29-vjeçar, për motive të dobëta;

O. K., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 77-vjeçar, për motive të dobëta;

Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Q. Gj., 68 vjeç dhe R. A., 69 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje në pronat përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar për mjekim një 28-vjeçare, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të presë damarët e dorës me thikë. 28-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Në Spitalin e Gramshit është dërguar për mjekim shtetasi E. M., 71 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë lyrjes me bojë në banesën e shtetasit M. Q., 42 vjeç, aksidentalisht është rrëzuar. 71-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.