E rëndë në Fier, 50-vjeçari bie nga kati i gjashtë në tarracën e katit të dytë

0
2

Një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia në Fier, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Burime bëjnë me dije se aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)