E rëndë në Gjermani/ I riu ekzekuton nënën me pretendimin se vaksinat i kishin shkatërruar jetën

0
216

Moritz Ruhnke është dënuar sot me 11 vjet burg në Gjermani për vrasjen e nënës së tij Sandra, 54 vjeçe, me pretendimin se vaksinat e fëmijërisë i kishin shkatërruar jetën dhe nuk donte që e njëjta gjë t’i ndodhte vëllezërve të vegjël.

I riu tha se kishte mbytur nënën për ta ndaluar të çonte vëllanë e vogël për t’u vaksinuar pasi nuk donte që ai të kishte një seri gjendjesh shëndetësore që ai kishte përjetuar.

Ruhnke tha në gjykatë se kishte ditur prej muajsh që do ta vdiste nënën e tij, duke e fajësuar atë për asmën dhe alergjitë që e kishin shqetësuar gjithë jetën. Ai tha se nuk duroi dot më kur mësoi se vëllai i vogël duhet të vaksinohej.

“Ajo ishte e pandershme gjithë kohës. Më thoshte gënjeshtra. Unë kontrollova kartën e vaksinimit të vëllait tim dhe pashë ajo kishte vazhduar ta vaksinonte. E dija që nuk kisha rrugë tjetër, ndërgjegjia ime ishte një barrë shumë e rëndë. Unë jam dëmtuar nga alumini, formaldeheidi kancerogjen dhe metalet e rënda me të cilat më kanë injektuar. Nuk isha rrugë tjetër për të ndaluar që vëllai im të mos kalonte të njëjtat eksperienca si unë,” tha Ruhnke  në gjykatë.

Prokurorët thanë se Ruhnke kishte mbytur nënën me një jastëk dhe më pas e kishte qëlluar me shigjetë në apartamentin e tyre në Thiersheim në Bavari. Më pas ai kishte thirrur policinë duke i njoftuar për ngjarjen.

Gjykatësi tha në deklaratën e tij se vrasësi kishte halucinacione dhe probleme mendore, dhe se gjendja e tij psikiatrike u mor parasysh në dhënien e dënimit.

Në lajmin e vdekjes së Sandra, publikuar nga të afërm në gazetën lokale, thuhej mes të tjerash: “Mos u trishto kur të mendosh për mua, por lini një vend për mua mes jush pasi më pëlqen të rri aty. Nuk jam larg, vetëm në anën tjetër të rrugës.”

/abcnews.al