Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror.
Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit, ndërsa autoritetet e kanë mbajtuar të fshehtë situatën e krijuar.Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke. Nga përgjigjia e analizave mikrobiologjike ka rezultuar se ka pasur intoksikacion (helmim) nga salmonela.Burime jo zyrtare bënë me dije se të paktën 70 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit. Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht, pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelës.Burime jo zyrtare bënë me dije se të paktën 70 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit. Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht, pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelës.