E rëndë në Greqi, 21-vjeçari shqiptar shkel semaforin dhe përplas motorin, humb jetën babai i tre fëmijëve

0
186

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë, ku një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje, një 47-vjeçar, i cili ishte baba i tre fëmijëve.

Raportohet  se i riu i cili po drejtonte mjetin tip ‘Audi’ po bënte gara me një makinë tjetër. Ai ka kaluar semaforin me të kuqe dhe pikërisht në këtë moment ka përplasur edhe 47-vjeçarin i cili po lëvizte me motor.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në ambulancë teksa po dërgohej në spital.

Mësohet se  21-vjeçari shqiptar, nuk kishte as leje drejtimi, ndërkohë në momentin që ka përplasur motorin ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

Mirëpo përpos kësaj nuk ia ka arritur që të shpëtojë pasi pak metra larg është arrestuar nga policia greke.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa që motori i viktimës u nda në dy pjesë ndërsa copat u gjetën deri në 200 metra larg vendit të aksidentit.