E rëndë në Greqi, 60-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi bie nga skela

0
2

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, pasi ra nga skelat ndërsa po punonte në një çati në zonën e Arahovitikon.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Rios me ambulancën e EKAB, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.