E rëndë në Greqi, mjeku ligjor konfirmon se babai ka përdhunuar të bijën 12-vjeçare, tenton të vetëvritet

0
99

Pas analizave mjeko ligjore është konfirmuar se një 12-vjeçare në Kozani të Greqisë është përdhunuar nga i ati. Rasti u bë i njohur për mediet kur mësuesit vunë re ndryshime në sjelljen e adoleshentes.

Pasi u bë e ditur se babi ka përdhunuar të bijën, autori tentoi të kryejë vetëvrasje.

Aktualisht babai përdhunues ndodhet në spitalin e Florinës për trajtim mjekësor.

Ndërkohë 12-vjeçari është larguar nga mjedisi i saj familjar dhe është vendosur në një strukturë sociale nga autoritetet greke./abcnews.al/