E rëndë në Itali, gruaja vret burrin me thikë

0
155

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua 46 vjeçare ka vrarë më thikë burrin e saj 56-vjeçar. Burri u godit disa herë më thikë në trup dhe në fyt.

Sipas informacioneve, çifti kishte probleme personale dhe në punë.Gjithashtu, 46-vjeçarja i ishte nënshtruar një ekzaminimi psikiatrik mëngjesin e së enjtes. Bashkëshorti i saj me profesion punëtor e kishte shoqëruar gruan në spital.Gjithashtu në vitin 2020 ajo u shtrua në departamentin e psikiatrisë të të njëjtit spital. Çifti kishte gjithashtu një vajzë 5-vjeçare.