Një polic rreth moshës 60 vjeç është arrestuar në Bolonja të Italisë pasi qëlloi për vdekje një kolege të tij me armën e shërbimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme kur Giampiero Gualandi vrau kolegen e tij 33 vjeçare Sofia Stefani duke e qëlluar me plumb në kokë.
Ai deklaroi se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht dhe se e kishte qëlluar kolegen e tij pa dashje. Një prej pistave që po hetohet nga policia është mundësia që mes autorit dhe viktimës të ketë pasur një marrëdhënie romantike të cilës i kishte ardhur fundi.
Top Channel