Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në komunën Sulmona në provincën e Aquilas në Itali.
Emigranti shqiptar Hysen Aliko 51 vjeç është aarestuar me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj ish-bashkëshortes e plgaosjes së djalit të tij.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës duke u gdhirë mëngjesi i sotëm, kur 51 vjeçari shqiptari ka goditur dy herë me thikë në bark ish-bashkëshorten e tij pranë banesës ku ajo jeton me dy fëmijët.
Thirrjet për ndihmë kanë sjellë në vendngjarje dy fëmijët e çiftit të cilët kanë tentuar të largojnë babain e tyre.
Gjatë përleshjes trup me trup, 51-vjeçari Hysen Aliko ka plagosur dhe të birin.
Gruaja e plagosur i është nënshtruar një operacioni delikat e ndodhet në prognozë të rezervuar për jetën, ndërsa djali është mjekuar e nuk është në rrezik për jetën.
Ndaj 51-vjeçarit Hysen Aliko është ekzekutuar urdhri i arrestit me burg për tentativë vrasje.
Çifti ishte ndarë vetëm një muaj më parë me vendim gjykate.
Për hetimet e plota të ngjarjes, autoritetet policore kanë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë si dhe kanë marrë në pyetje kalimtarë e persona që u ndodhën në vendngjarje.
ora tv