E rëndë në Korçë! Digjet në banesë një 52 vjeçare

0
2

Një ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, pasi nbanesa e saj u përfshi nga flakët.

viktima është identifikuar si Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në dy ambiente të hyrjes së banesës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi. Kozeta Teço nuk ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Ajo mbështetej financiarisht nga motra e saj, që e ndihmonte herë pas here për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat ndodhej.