E rëndë në Korçë, polici tenton të vrasë një person, arrestohet

0
115

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një punonjës policie, ka tentuar të vrasë një person.

Policia bën me dije se është arrestuar inspektor A.B., me detyrë trup shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

“Arrestimi i punonjësit të policisë u krye, pasi më datë 28.04.2022, në gjendje të dehur dhe jashtë detyrës funksionale, është përfshirë në konflikt për motive të dobëta me shtetasin B. D., të cilin ka tentuar ta qëllojë me armën e zjarrit pistoletë, të cilin e disponon si punonjës policie.”- njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në momentin që punonjësi i policisë i ka drejtuar armën e shërbimit shtetasit B. D., ky i fundit ka mundur ta ndalojë duke i marrë armën nga dora, të cilën më pas e ka dorëzuar pranë shërbimeve të policisë.

Ndaj punonjësit të policisë janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.