E rëndë në Kosovë, vriten me armë dy vëllezër, autori dyshohet dhëndri i tyre

0
2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Dy persona janë vrarë me aqrmë zjarri.

Sipas mediave lokale,  viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari është dhëndër i tyre.

Autori menjëherë pas ngjarjes është arratisur.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, njoftuan autoritetet./vizionplus.tv