E rëndë në Krujë/ 42-vjeçarja hedh në lumë fëmijën e sapo lindur

0
85

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë të Krujës.

Shtetasja Leta Koçi, 42 vjeçe, ka hedhur në lumë foshnjën e saj të sapo lindur. Koçi e ka futur foshnjën në një qese dhe më pas e ka hedhur në lumë, me pretekstin se e kishte lindur të vdekur.

Ajo është ndaluar nga policia e Krujës për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.