Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bardhoc të Kukësit.
Në 16-vjeçar është futur në liqen për t’u larë dhe është mbytur.
“Në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.” – njofton policia.
Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe Polumbarët e RENEA-s.
Pas disa orësh kërkime ata kanë gjetur trupin e pajetë të 16 vjeçarit L.G., që u mbyt duke u larë në liqen.
/Ora News.tv/