Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit. Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura. Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.
Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan. Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkim të 40-vjeçarit Kulla. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Klos.
Blutë bëjnë me dije se u gjet trupi i pa jetë në greminë ndërsa u hodh nga ura e fshatit “Fshat”, rreth 160 metra e lartë.
Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën
Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.


