Një aksident i rëndë që ka ndodhur në shtetin jugor të Meksikës, Tabasco, i ka marrë jetën 41 personave.
Autobusi, në të cilin ndodheshin 48 persona, është përplasur me një kamion, duke shkaktuar vdekjen e 38 pasagjerëve dhe dy nga drejtuesit e automjeteve, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se ka humbur jetën edhe drejtuesi i kamionit.
Imazhet e Reuters tregojnë se autobusi u dogj plotësisht pasi u përfshi nga flakët pas përplasjes.
“Deri më tani, vetëm 18 trupa janë gjetur, por shumë të tjera mungojnë”, thanë burimet për sigurinë e Tabasco, duke shtuar se puna e rikuperimit vazhdoi.
Operatori i autobusit Tours Acosta tha se i vjen keq për atë që ndodhi, në një postim në Facebook, duke shtuar se po punonte me autoritetet për të zbuluar se çfarë ndodhi dhe nëse autobusi kishte udhëtuar brenda kufirit të shpejtësisë.
Top Channel