E rëndë në Milot, 22-vjeçari mbytet në lumin Mat, dyshohet se…

0
2

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat. Sipas informacioneve paraprake, i riu ka qenë duke u larë bashkë me kushërinjtë e tij, kur është zhdukur në ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët kanë ndërhyrë për kërkimin e trupit.

Pas disa minutash kërkimesh, trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji nga disa efektivë policie me ndihmën e banorëve të zonës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.