E rëndë në Norvegji! Një autobus përfshihet në një aksident të frikshëm, tre persona humbin jetën

0
2

Të paktën tre persona kanë vdekur në një aksident që ka përfshirë një autobus në Norvegji, raportojnë mediat shtetërore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të vendit.

Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet, sipas transmetuesit publik NRK.

Mendohet se në momentin e përplasjes ndodheshin 58 persona.

Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10, zonë e cila ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.

 

Top Channel