E rëndë në Pogradec, djali me probleme mendore vret nënën me thikë

0
230

Një krim i rëndë në familje është regjistruar në fshatin Buçimas rreth orës 18:10 të pasdites së sotme.

Shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç, i cili  sipas policisë vuan nga probleme mendore, dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora news