E rëndë në Pukë/ 38-vjeçari tenton të kryejë marrëdhënie sek*uale me dhunë me 74-vjeçaren

0
4

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë  Pukë, bënë ndalimin e shtetasit 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm  kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.