E rëndë në Sarandë. Mësohet se një grua ka vrarë bashkëshortin e saj.
Sipas policisë shtetasja, Elvira Tahiraj 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj 55 vjeç, Llazar Tahiraj në banesën e tyre, gjatë një konflikti në familje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja, 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.