E rëndë në SHBA/ Autobusi përplaset me murin, një i vdekur dhe 12 të plagosur

0
171

Departamenti i Zjarrfikësve të Seattle tha se gruaja u vra dhe drejtuesi i makinës u plagos rëndë.  Njëmbëdhjetë pasagjerë në autobus u plagosën lehtë.

Dëshmitarët thanë se shoferi i automjetit ishte në drejtim të jugut në Fifth Avenue dhe autobusi i Metro ishte nisur për në drejtim të lindjes në Battery Street rreth orës 3:30 pasdite kur ata u përplasën.

Drejtuesi i makinës, një 31-vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë. Tetë pasagjerë në autobus u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborvieë, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Seattle, David Kerpo.

/abcnews.al