
Një incident ka ndodhur në spitalin Rajonal të Lezhës. Një qytetar është konfliktuar për radhën e konsultës dhe ka goditur derën e recepsionit duke thyer më pas dhe xhamin.
Mësohet se si pasojë ka mbetur me lëndime të vogla punonjësja, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
