E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari tenton të përplasë me makinë bashkëshorten

0
116

Policia në Tiranë ka shpallur në kërkim një 48-vjeçar pasi ka tentuar të përplasë me makinë bashkëshorten e tij. Kjo e fundit, sipas policisë, është e pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/