E rëndë në Tiranë, burri vret me armë zjarri kunatën në banesë, policia në kërkim të tij

0
212

Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku viktimë sërish është një grua.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, shtetasi Agron Tanushi, gjatë një konflikti të çastit në banesë, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në foto: Agron Tanushi, personi i dyshuar për vrasjen e kunatës

Njoftimi paraprak i Policisë:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.