E rëndë në Tiranë, e reja dhunohet nga vjehrri dhe vjehrra. Goditet më pas me send të fortë nga bashkëshorti

0
920

Një rast i rëndë dhune është shënuar në Tiranë, ku një e re është dhunuar nga vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti i saj.

Fillimisht ajo është dhunuar nga prindërit e bashkëshortit të saj, dhe më pas është goditur me sende të forta nga partneri i saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

M.Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. Shtetasi M. Sh. dhe shtetasja S. Sh. kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, shtetasit S. Sh., ndërsa ky i fundit e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.