E rëndë në Tiranë, sulmohet nga dy qen pitbull një grua, përfundon rëndë në spital

0
220

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua është sulmuar nga dy qen, të rracës pitbull, dhe për pasojë ka përfunduar me plagë të rëna në spital.

Policia sakaq ka arrestuar të zotin e qenve, i cili i kishte braktisur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.