E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! 47-vjeçari gjendet pa jetë brenda makinës

0
2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa mësohet se një punonjës i gardës së Republikës, është vetëvrarë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02.00 në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar trupi i pajetë i punonjësit të Gardës së Republikës, G. Lelçaj 47-vjeç, brenda automjetit të parkuar, në garazhdin e banesës së tij.

Nga të dhënat e para, dyshohet se punonjësi ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.  47-vjeçari ka qenë në proces divorci me bashkëshorten.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.