Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zamsh të Njësisë Administrative Kodovjat në Gramsh, ku përmysja e një zetori ka zënë poshtë një 65-vjeçar.
Si pasojë e plagëve të marra 65-vjeçari i identifikuar si Safet Koxhaj ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.