Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën Tiranë-Durrës. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ndërkohë që nuk ka ende informacione lidhur mbi gjendjen e tij shëndetësore. Në këto momente e gjithë autostrada Tirana-Durrës është bllokuar nga një radhë e gjatë makinash.
telegraf