E rëndë, punëtori bie nga kati i 9-të i një pallati teksa punonte, humb jetën në vend

0
454

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë.

Një punëtor, teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati, ka rënë nga lartësia, duke humbur jetën në vend.

Ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së punëtorit.