
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku një 24 –vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije i riu i identifikuar si A.Gjini, ishte nga Kaçaniku.
Sipas policisë së Kosovës deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në një tragedi të tillë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes.
Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.
