E rëndë/ Rrëzohen nga dritarja e katit të katërt, humbin jetën motrat binjake, vetëm 12-vjeçare

0
3702

Një tragjedi ka ndodhur në Spanjë, ku dy motra binjake 12-vjeçarekanë rënë nga dritarja e katit të katërt të një ndërtese, dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen.

Sipas mediave iberike, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës nëntë të mëngjesit. Dy motrat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Familja, e ardhur nga Rusia, jetonte prej vitesh në pallat. Çifti ka një tjetër djalë 10-vjeçar, i cili ishte në shkollë në momentin e ngjarjes. Policia Kombëtare po heton ngjarjen.

Për momentin nuk përjashtohen hipotezat për vdekje aksidentale apo vetëvrasje. Zëdhënësi i policisë së Asturias përjashtoi “ndërhyrjen e palëve të treta”.

Komuna e Oviedos ka njoftuar në rrjetet sociale se ka shpallur dy ditë zie për shkak të impaktit që ka pasur ngjarja e rëndë.

Tragjedia vjen tre muaj pas një incidenti të ngjashëm në Sallent (Barcelona), ku më 21 shkurt dy vajza binjake 12-vjeçare u hodhën nga ballkoni, njëra prej të cilave vdiq.