Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku si pasojë e një rrjedhje gazi në një banesë, kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në rrugën “Marije Kraja” rreth orës 17:20. Viktimat janë pronari i banesës, shtetasi A.M 47 vjeç dhe një i afërm i tij, V.B, rreth 56 vjeç. viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.