Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, pranë urës së Bunës.
Kanë qenë kalimtaret e rastit që kanë vënë re të moshuarin e me pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Pavarësisht thirrjeve për të mos kryer aktin, i moshuari është hedhur në ujë, por kanë ndërhyrë forcat e policisë duke e shpëtuar.
Edhe pak dite me parë, një tjetër i moshuar tentoi vetëmbytjen. Edhe në këtë rast dyshohet se i moshuari ka probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, në deklaratën e policisë së Shkodrës shkruhej:
U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.
Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.