E rëndë! Shpërthen bombola në kopsht, digjen 5 fëmijë, plagosen dhe 3 të rritur

0
139

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku 5 fëmijë janë djegur për së gjalli në Bergamo pas shpërthimit të bombolës së gazit në një kopsht.

Mediat italiane bëjnë me dije se fëmijët ishin të moshës 4-5 vjeç dhe po bëheshin gati për një festë në kopsht kur ndodhi incidenti i rëndë.Raportohet se njëra prej tyre, 4 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Milanos. Të plagosur kanë mbetur edhe tre të rritur.

Po ashtu edhe një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano. Në spital githashtu janë edhe tre fëmijë të tjerë, dy vajza 3 dhe 5 vjeç dhe një djalë 6 vjeç.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë për shpëtimin nga Brescia dhe Bergamo. Të pranishëm ishin edhe policia lokale dhe karabinierët e Dalmine dhe Treviglio.