Gjithsej shtatë persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë janë plagosur në një sulm masiv me thikë në qytetin Annecy në Alpet franceze, thanë burimet e sigurisë për AFP të enjten.
Një burrë i armatosur me thikë sulmoi një grup fëmijësh rreth tre vjeç në orën 9:45 të mëngjesit (0745 GMT) të enjten në një park pranë liqenit në qytet, një burim sigurie që kërkoi të mos përmendet emri dhe një zyrtar lokal tha për AFP.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin shkroi në Twitter se fajtori “është arrestuar falë reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë”.