Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Fushë Kosovë, ku sipas një videoje të publikuar, një fëmijë trevjeçar është rrahur brutalisht nga dy edukatore dhe kuzhinierja e kopshtit.
Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike në Fushë Kosovë.
Videon e ka publikuar familjari, Fatos Geci, i cili ka thënë se viktima është nipi i tij trevjeçar.
“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gezimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet ne derë pastaj terhiqet zvarre, me pas e dergojne perseri ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 2 “mesueset” e kesaj qerdhje bashkë me pastruesen apo kuzhinjeren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. DHUNUESET e tilla NUK e kane vendin ne arsim.”, ka shkruar ai sipër videos.
/KosovaPress/