Travis Carter Jr u gjet në sediljen e pasme të makinës së një fqinji pasi dyshohet se kishin harruar ta linin atë me të atin. Ai u shpall i vdekur nga mjekët kur mbërritën në vendngjarje rreth orës 21:00 të së martës në Cordes Lakes, Arizona. Fqinji i cili është një adoleshent, u arrestua dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia.
Më herët atë ditë, nëna e Travis-it, Aleesia Phillips, i kërkoi fqinjit adoleshent që ta çonte në Luginën e Preskotit. Ajo mori Travisin me vete, por pasi foshnjën e zuri gjumi, nëna i kërkoi fqinjit që ta linte në shtëpinë e babait të tij.
“Fqinji arriti në shtëpi rreth orës 14:00, por nuk e çoi fëmijën në shtëpinë e babait. Në vend të kësaj ai “parkoi makinën e ekspozuar në diellin e nxehtë dhe hyri në shtëpi, duke pretenduar se kishin harruar fëmijën në makinë”, tha policia.
Travis e telefonoi Alesia rreth orës 20:45 për të pyetur. Ajo menjëherë telefonoi fqinjin për të mësuar se çfarë po ndodhte dhe vetëm atëherë u kuptua se foshnja ishte ende në makinë.
Fatkeqësisht vdekja e fëmijëve në makina të nxehta nuk është e pazakontë, me 17 të raportuara në SHBA deri më tani këtë vit, raporton MailOnline.