E rrahu. Vajza denoncon të atin në polici, në shtëpi i gjejnë dhe fidanë me kanabis e çifte

0
147

Një 36 vjeçar u arrestua në Kukës pasi e bija, 14 vjeçe e denoncoi për dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur.

Kur policia shkoi për të arrestuar burrin banues në fshatin Lojme, Kukës zbuluan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materilale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.Ndaj tij rëndojnë akuzat “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ora News