Gjatë fundjavës, një kometë në rënie ndriçoi qiellin në disa pjesë të Spanjës dhe Portugalisë, duke ofruar një shfaqje të rrallë.
Interneti u mahnit nga pamjet vizuale të kometës masive, ndërsa disa patën fatin të dëshmojnë dhe të fotografojnë bukurinë madhështore kozmike, si ajo e kapur nga një vajzë gjatë një video-selfie që ishte duke bërë rastësisht.
Ajo shihet e ulur, me telefonin në tokë, gati për të bërë videon, kur papritmas qielli u bë blu. E shokuar ajo kthen kokën nga qielli. Videoja që atëherë është bërë virale.
Të dielën, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) postoi një video të një “meteori mahnitës” të kapur nga kamerat në X (më parë Tëitter). Sipas agjencisë, drita blu që nëpër qiell mbi qytetin perëndimor spanjoll të Caceres, afër kufirit portugez, po fluturonte me një shpejtësi prej gati 45 milje në sekondë. Megjithatë, dy orë më vonë, ESA shkoi përsëri në X për të riinformuar se meteori ishte në të vërtetë një “pjesë e vogël komete”.